Kronikë

U kap me municion luftarak në banesë, arrestohet "Zoto" i Vlorës!

Shkruar nga Liberale

U kap me municion luftarak në banesë, arrestohet "Zoto" i

Një 31-vjeçar ështtë arrestuar në Vlorë, pasi u kap me municion luftarak në banesë.

Gjergji Dervishaj, i njohur me nofkën “Zoto” jetonte në lagjen “Isa Boletini”. Në shtëpi, policia gjeti 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, një armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

Ndërkohë pritet të nisë hetimi nga Prokuroria e Vlorës ndaj 31-vjeçarit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH