Kronikë

U gjet e vetëv*rur në banesë/ ZBULOHET letra që 26-vjeçarja ruse u la familjarëve! Çfarë e shtyu drejt aktit EKSTREM?

Shkruar nga Liberale

U gjet e vetëv*rur në banesë/ ZBULOHET letra që

Një ngjarje tragjike u regjistrua këtë të premte në Plazhin e Durrësit, ku një shtetase ruse 26-vjeçare u gjet e varur në një banesë të marrë me qira ditore.

Banesa ishte në pronësi të një shtetaseje çeke, e cila e jepte me qira për pushues, kryesisht të huaj.

Sipas hetimeve të para, e reja kishte mbërritur në Durrës më 10 nëntor. Dyshohet se viktima e ka ndërmarrë këtë akt pasi po kalonte një periudhë të vështirë emocionale pasi ishte në proces divorci me bashkëshortin.

Ka qenë një letër, që u gjet në banesën ku po qëndronte viktima, që ka hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen.

Në letër, ajo kërkonte që bashkëshorti të mos lidhej me aktin që po ndërmerrte.

E reja kishte zgjedhur Durrësin si një vend për t’u qetësuar, por duket se gjendja e saj e rënduar psikologjike nuk e lejoi të përballonte situatën, duke e shtyrë drejt aktit ekstrem.

Megjithatë, grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Nuk përjashtohet ende mundësia e ndonjë ndikimi të jashtëm që mund të ketë çuar shtetasen ruse në këtë akt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH