Kronikë

Të shtëna me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale

Të shtëna me armë zjarri brenda një lokali në

Mbrëmjen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri pranë Digës së Liqenit. Fillimisht u raportua për persona të plagosur, por policia e mohoi një gjë të tillë më vonë dhe tha se ka patur vetëm përleshje fizike dhe se është qëlluar në ajër.

Personi i plagosur megjithatë mësohet se është transportuar për mjekim në një spital privat.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal pranë digës së Liqenit ku kanë qenë të ulur shtatë persona, dhe dy prej tyre kanë nisur të debatojnë.

Më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike, dhe njëri nga personat e përfshirë në sherr ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar.

Ka qenë një telefonatë në komisariat e cila ka vënë në lëvizje policinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH