Kronikë

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Shkruar nga Liberale
Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.

Prindër të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike. Ata shprehen për TCH, jashtë mikrofonit, se nuk janë njoftuar për situatën dhe në shkollë nuk është marrë asnjë masë parandaluese. Aktualisht, nxënësit e kësaj shkolle po vijojnë mësimin në shkollën pritëse “Eftali Koçi”, pasi godina e tyre do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Ky rast vjen pas një tjetër rasti fatal të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur një 17-vjeçare humbi jetën nga meningiti akut në QSUT. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi pasi fillimisht ishte paraqitur në spitalin e Durrësit.

Gjimnazistja kishte qenë në një ekskursion me shkollën në Voskopojë, pas të cilit kishte shfaqur një gjendje virale të lehtë që u përkeqësua me shpejtësi dhe pas dërgimit në Tiranë u diagnostikua me meningit akut.

Në këtë rast të gjithë personave të ekspozuar, familjarë, nxënës e staf mjekësor iu rekomandua marrja e medikamenteve profilaktike, ndërsa ambientet e gjimnazit u dezinfektuan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH