Kronikë

Pranga një 18-vjeçari shqiptar në Napoli, u kap duke i shitur substanca narkotike një klienti

Shkruar nga Liberale

Pranga një 18-vjeçari shqiptar në Napoli, u kap duke i shitur

Mediat e vendit fqinj raportojnë se karabinierët italian se një 18-vjeçar shqiptar është kapur me presh në duar në zonën e Napolit në Itali. Mediat raportojnë se i riu u kap duke i shitur drogë një 42-vjeçari nga Caserta.

I riu shqiptar, pasi i ka shitur dozën blerësit të tij, në këmbim të 30 eurove, ka vënë re mbërritjen e policisë, ka bërë klientin të zbresë nga makina dhe befas ka përshpejtuar marshin duke tentuar të largohet për të shmangur kontrollin.

Me gjithë manovrën e papritur dhe të rrezikshme, ai u arrit dhe u bllokua menjëherë nga patrulla e policisë.

Në makinën e përdorur nga i riu shqiptar, Ford Puma ngjyrë gri, policia, pas kontrollit, gjeti doza të shumta lëndë narkotike, të fshehura në dorezën dhe në pjesë të tjera të makinës, përfshirë hashash, kokainë me peshë rreth 14 gramë dhe shuma prej 585 eurosh cash, në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, që mendohet se janë të ardhura nga veprimtaria e tregtimit të drogës. Droga dhe paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH