Policia e Shkodrës tha se janë shpallur në kërkim dy persona, autorë të dyshuar të vjedhjes së 100 miëj eurove në shtëpinë e një ish-mjekeje në gjen “Ura Dervishbeg”. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, më 12 shkurt.
Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit:
F.Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim;
M.Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për kapjen e shtetasve F. Sh. dhe M. Gj.