Kronikë

Njëri rreh babanë, tjetri kushërirën, dy të arrestuar në Fier

Shkruar nga Liberale

Njëri rreh babanë, tjetri kushërirën, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar për veprën penale ‘dhunë në familje’ në Fier. Mësohet se një 59-vjeçar u vu në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushërirës. I arrestuari tjetër është një 22 vjeçar, i cili ka goditur fizikisht babain e tij. Ky i fundit është pajisur nga autoritetet me urdhër mbrojtjeje.


Ndërkohë një 38-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka kanosur dhe fyer motrën e tij nëpërmjet celularit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Dh., 59 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH