Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Pla të Hasit, ku 41-vjeçari Ylber Jaku (në foto) dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu.
Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive pronësie. Ngjarja dyshohet se është vijim i asaj që ndodhi një ditë.
Çfarë ndodhi një ditë më parë
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një konflikti për motive pronësie në Has. Sipas policisë në fshatin Pla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit. Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.
Ngjarja e sotme dhe paralajmërimi në rrjet i Jakut
Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në fshatin Pla, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Rushit sallahu.
Lidhur em ngjarjen autori i dyshuar është Ylber Jaku, i cili ëhstë arrestuar nga policia.
Por 15 orë pas ngjarjes së rëndë në një postim në rrjetet sociale Jaku duket sikur ka paralajmëruar ngjarjen ndërsa shkruan mbi foton e postuar: “Mjaft do të thotë mjaft. Kur ti e injoron drejtësinë, njerëzit nuk do të të injorojnë ty”.
Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.