
Nga Greqia në Shqipëri u trafikuan dhjetëra vepra arti, përfshirë një pushkë/revole të shekullit XVIII-XIX, një ikonë “Lindja e Krishtit”, një portret mermeri i Eros-it, dhe një epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm”, vlera e të cilave shkon mbi mijëra euro.
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy shtetas të dyshuar për “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës”.
Hetimet për këtë çështje filluan në vitin 2023 dhe u mbështetën në metoda speciale hetimi që zbuluan se një person po tregtonte pasuri kulturore pa licencë, përmes një transaksioni të fshehtë më 18 dhjetor 2023.
“Janë bllokuar 107 vepra arti në vlerën e mbi 1.5 milionë dollarëve, që dyshohet se u trafikuan nga Greqia për t’u shitur në Shqipëri. U arrestuan Shpëtim Kalemi, 51 vjeç dhe Pandeli Petani, 57 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit të vitit 2023.
“I pandehuri Pandeli Petani ndërmori veprimet përkatëse për tregtimin e objekteve që përbëjnë pasuri kulturore te disa blerës të inflitruar, ndërkohë që u ndihmua nga Shpëtim Kalemi.