Chania mban zi për një tjetër të ri, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit pas aksidentit të ndodhur në zonën e Alikianos, ku një 33-vjeçar humbi kontrollin e makinës në rrethana të paqarta dhe u përplas me një shtyllë.
Përpara se Chania të kalonte plotësisht dhimbjen nga vdekja tragjike e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin e ndodhur të shtunën, në rrugën nacionale në lartësinë e Galatas, vdekja e 33-vjeçarit shqiptar e bën edhe më tragjike dhe pikëlluese situatën në Kretë. Lista e viktimave nga trafiku në Kretë, që arrin në 40, që nga fillimi i vitit.
Sipas Zarpanews.gr, bëhet fjalë për një 33-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i rritur në Greqi dhe që banonte në zonën e Vatolakkos.
Sipas informacioneve, ai dyshohet se ka qenë në një festival që ishte organizuar në zonë dhe aksidenti ka ndodhur gjatë kthimit.
Në fakt, siç theksojnë banorët e zonës, çdo vit pas ngjarjes ndodhin aksidente ku përfshihen persona që kishin qenë aty.