Kronikë

Ligj për mbrojtjen nga rrjetet sociale, zv. ministrja: Do dënohet dhuna psikologjike

Shkruar nga Liberale
Ligj për mbrojtjen nga rrjetet sociale, zv. ministrja: Do dënohet

Një ligj për mbrojtjen nga dhuna që sjellin mediat online është në përgatitje nga qeveria. Sipas zv. Ministres së Brendshme Romina Kuko, ky fenomen i bën qytetarët më të prirur për të rënë pre e trafikimit.

Deklarata u bë në një tryezë të posaçme ku Ambasadori Britanik King-Smith theksoi më të prekurit nga trafikimi i qenieve njerëzore janë zona e veriut.

Qeveria është në përgatitje të një ligji për të dënuar dhunën që ushtrohet në median online.

Lajmi u bë i ditur nga Zëvëndësministrja e brendshme Romina Kuko, në një tryezë të Unicef në bashkëpunim me Ambasadën Britanike, për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas saj rrjetet sociale si “Tiktok”, “Snapchat”, apo dhe “Facebook” janë faktor kyç në dhunën psikologjike. Gjithashtu ajo theksoi se ky fenomen i bën qytetarët më të prirur për të rënë pre e trafikimit.
Në aktivitet ishte dhe Ambasadori britanik Alaistair King-Smith, i cili theksoi se zonat më të prekura ndaj trafikimit janë disa qytete të veriut.

“Trafiku njerëzor nuk është një temë e lehtë. Kemi fëmijë, pjesëtarë të familjes si dhe të afërm të cilët vuajnë ende traumat që vjen nga ky fenomen. Zonat më të prekura janë disa qytete të veriut si Kukësi, Shkodra, Dibra por edhe kryeqytetit nuk mbetet pas.

Ne do të vazhdojmë me fushatat tona sensibilizuese në shkolla dhe biznese dhe shpresojmë që trafikimi i qenieve njerëzore të ndalet sa më shpejt.”, u shpreh diplomati britanik.

Ndërkaq përfaqësues të UNICEF bënë me dije se problemi i parë përcaktimi i numrit të personave që trafikohen, pasi shumica prej tyre shprehen se largohen me dëshirë jashtë vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH