Kronikë

EMRAT/ Polici dhe kushëriri i tij plagosen pas përplasjes së armatosur, në Thumanë

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Polici dhe kushëriri i tij plagosen pas përplasjes së

Dy kushërinj në Thumanë u përfshinë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin, që mund të kishte përfunduar edhe në tragjedi.

Mësohet se njëri prej tyre është polic.

Efektivi ka qenë jashtë shërbimit, ndërsa dyshohet se konflikti ka filluar për motive pronësie.

Të plagosur mbetën polici Sahit Ahmetaj (Sela) dhe kushëriri i tij Adrian Sela. Polici ka qëlluar me armën e shërbimit, por ka qenë jashtë orarit të punës. Ardian Sela me të vëllanë Fatos Sela po kryenin punime për rrethimin e një sipërfaqe toke e cila pretendohet nga dy palët.

Në vendin ku po kryhej rrethimi ka mbërritur efektivi i rrugores, i cili ne debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kushërinjve të cilët i janë kundërpërgjigjur me armë.

Të plagosurit janë nisur drejt spitalit. Njëri prej tyre mësohet se ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ndërsa policia është drejt vendit të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH