Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 38-vjeçarin Lulzim Rakaj, i cili plagosi shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj.
Ai është lënë në burg, pasi akuzohet për “tentativë vrasje”. Avokati i Lul Rakajt ka kërkuar masën “arrest shtëpie”, por kërkesa nuk është pranuar dhe kanë lënë autorin e plagosjes së dyfishtë në qeli.
Vetë Rakaj është shprehur se ka shpëtuar prej personave në fjalë.
“Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti” ,mësohet të ketë thënë ai në gjykatë.
Kujtojmë se në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, Rakaj ka plagosur me armë zjarri Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Një pistë hetimi për plagosjen e dyfishtë është për prishje të pazareve të drogës. Por paralelisht me hetimet, janë zbardhen detaje të reja nga e kaluara e errët e Rakajt.