Kronikë

"I vihet" flaka ‘Bar Lulishte Butrinti’ godinës historike në qendër të Sarandës, në rrezik pema që mbolli Naim Frashëri, "Do bëhet pallat"

Shkruar nga Liberale

"I vihet" flaka ‘Bar Lulishte Butrinti’ godinës

Përpihet nga flakët ditën e sotme godina historike e ‘Bar Lulishte Butrinti’ në qendër të Sarandës. 

Mediat raportojnë se aktualisht kjo godinë administrohet si pronë nga bashkia, por pretendime për pronësinë e saj ka dhe familja mbretërore. Prej vitesh godina nuk është funksionale. Flakët kanë përfshirë dhe një godinë tjetër ku ishin disa biznese.

Ndërkohë nga flakët është dëmtuar dhe një pishë e vjetër. Zjarrfikësit po përpiqen të shpëtojnë nga flakët një pemë që quhet pema e Piperit të Naimit, një pemë që është gati 150-vjeçare përbri bar-lulishtes. Pema është mbjellë nga duart e shkrimtarit rilindas Naim Frashëri rreth viteve 1874-76.

Gjashtë mjete zjarrfikëse janë të pranishme për të izoluar flakët. Kryetari bashkisë Oltion Çaçi dhe nën prefekti Kristo Kiço ndodhen në vendngjarje.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

‘Bar Lulishte Butrinti’ nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluar. Ai është një pjesë e bukur e historisë shqiptare, ku janë xhiruar pjesë nga filmi shumë i dashur “2 herë Mat”. Objekti kanë një hapësirë rreth 200 m2 me sipërfaqe trualli prej 700 m2.

Liberale Newsroom

Diplomati dhe intelektual i klasit "A", Ilir Shqina u nda papritur dhe para kohe nga jeta këtë të premte. Ai mësohet se vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ilir Shqina u dallua për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit. Pedagog i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës që prej fillimit të viteve '90, diplomat i shquar, madje edhe sportist, kohët e fundit ai ka qenë i punësuar në ministrinë e Jashtme. 

Lajmi i trishtë u është konfirmuar fillimisht për publikun nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson ndarjen nga jeta të Ilir Shqinës si një lajm të trishtë dhe humbje të parakohshme.

Bregu kujton me respekt bashkëpunimin me Shqina-n, duke theksuar se e ka njohur fillimisht si pedagog në universitet, dhe më pas ka pasur fatin ta ketë pranë si këshilltar diplomatik gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Integrimit Europian. Ajo nënvizon se ndonëse kishin bindje të ndryshme politike, Ilir Shqina spikati për korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë që solli në administratë – cilësi që ajo i konsideron të rralla në shërbimin publik.

"U prehsh në paqe miku im Ilir Shqina" - shkruan ish-deputeti, Ralf Gjoni. "Kush e ka njohur Ilir Shqinen nga afër dhe ka patur fatin të punojë me të, sot ndjehet i thyer totalisht prej humbjes së një njeriu të jashtëzakonshëm. E pabesueshme se sa e shkurtër është jeta. Ngushëllime familjes. Trishtim total" -  shkruan me trishtim Ralf Gjoni.

Ilir Shqina, Grida Duma dhe Aulon Kalaja në vitin 2018

Tronditja ishte e madhe mes miqve dhe shokëve nga lajmi i trishtë dhe po aq dhimbja për humbjen e intelektualit, Ilir Shqina.

Ilir Shqina me shoqërinë në gjimnaz

Në mesazhet e shumta të ngushëllimit disa nga miqtë e tij i kanë kujtuar vitet e gëzueshme të shkollës. Ai la pas një djalë ndërsa mbante lidhje të forta me të atin, inxhinierin e njohur beratas. 

Ilir Shqina me të atin, viti 2022

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte e nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

Ilir Shqina dhe Grida Duma, para divorcit

22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Ata u ndanë në vitin 2019 dhe i dhanë fund zyrtarisht martesës së tyre në vitin 2022. Divorci i tyre tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare, .

Grida Duma, si një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Ilir Shqina, i njohur për angazhimet e tij profesionale, kanë pasur gjithashtu një jetë private të mbushur me shumë spekulime dhe interes mediatik. Megjithatë, ata kanë arritur të ruajnë një farë privatësie rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk kanë dhënë shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

Ilir Shqina dha një kontribut të çmuar në botën akademike dhe diplomatike si dhe kishte shumë për të dhënë. Ai iku duke na lënë mesazhin se koha është gjithmonë e pamjaftueshme për njerëzit e mirë, të urtë, punëtorë e të virtytshëm. Në një botë edhe të padrejtë siç ishte fatkeqësisht ndarja para kohe nga jeta e Ilir Shqinës.

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH