Kronikë

Gjenden 212 bimë kanabisi në Borizanë, arrestohen 2 kushërinjtë

Shkruar nga Liberale

Gjenden 212 bimë kanabisi në Borizanë, arrestohen 2

Policia e Krujës vijon kontrollet në kuadër të operacionit “Koordinata” për evidentimin dhe  goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni është godiur një rast i kësaj veprimtarie kriminale në fshatin Borizanë.

Dy persona, F. F., 25 vjeç dhe K. F., 21 vjeç(kushërinj) janë arrestuar si autorë të dyshuar.

Policia gjatë kontrolleve gjeti të kultivuar 212 fidanë të dyshuar narkotike cannabis sativa të cilët u sekuestruan.

Gjithashtu u sekuestrua një  aparat celular dhe automjeti që këta shtetas përdornin për të shkuar në vendin ku kishin kultivuar fidanët narkotikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH