Ky është 44 vjeçari Edison Sheme që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 16 vjeçaren në Maliq. Ai është shpallur në kërkim ndërkohë që policia ka kryer kontrolle në banesat e të afërmve të tij.
Më herët, u raportua se Prokuroria e Korçës ka bërë administrimin e të gjitha provave të grumbulluara për ngjarjen. Janë marrë dëshmitë e familjarëve dhe janë administruar letrat që autori i dërgonte minorenes.
Po kështu serveri kamerave të sigurisë së magazinës është dërguar te një specialist i IT. Burime thonë se përveç familjarëve, ka edhe dëshmi të tjera të cilët kanë dijeni të këtij abuzimi.