Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Krujë.
Bëhet fjalë Artan Goga tregtar makinash. Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka plagë në kokë.
I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me pistoletë.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 28.02.2024, në rrugën "Asim Zeneli", shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lajmi në përditësim