Kronikë

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës,

Një 43-vjeçar, i identifikuar se Ergys Likaj është arrestuar nga policia e shtetit për llogari të autoriteteve italiane.

Për kete person në vitin 2016, Gjykata e Romes ne Itali ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 27”.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 27”, lokalizuan në Pogradec dhe arrestuan provizorisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E.L., 43 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi në Itali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH