Kronikë

Ekzekutuan me breshëri plumbash biznesmenin Rakip Roli në Kurbin, gjykata jep vendimin për dy autorët (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Ekzekutuan me breshëri plumbash biznesmenin Rakip Roli në Kurbin,

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg Llej Liken, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, në fshatin Sanxahk të Kurbinit, më 10 dhjetor 2021.

Autori u gjet fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa si bashkëpunëtor në këtë krim u dënua me 20 vite burg dhe Klauido Gjegji (Beleshi).

Ky i fundit u procedua në fillim per moskallëzim krimi, por referuar dosjes të hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, organi i akuzës arriti të provojë se vrasja e biznesmenit Rakip Roli është realizuar nga Llej Lika në bashkëpunim me shokun e tij Klaudio Gjegji (Beleshi).

Pasi ra në prangat e policisë, Lika ka deklaruar para hetuesve se ka vepruar i vetëm në vrasjen e biznesmenit në shenjë hakmarrje, pasi ai bashkë me dy djemtë e tij e kishin dhunuar disa ditë para ngjarjes.

Por nga hetimet ka rezultuar se krimi është kryer në bashkëpunim me Klauido Gjegji (Beleshi) dhe trupa gjykuese dha dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Kujtojmë se Rakip Roli ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur u qëllua me breshëri arme. Shtatë plumba e kapën atë në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 55 vjeçarit. 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH