Dy vatra të mëdha zjarri janë përhapur mbrëmjen e sotme.
Një zjarr i madh ka rënë në Tragjas të Vlorës mbrëmjene sotme. Bëhet me dije se drejt vendngjarjes janë nisur disa mjete zjarrfikëse.
Drejt vendngjarjes janë nisur 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë, teksa mbeten të panjohura shkaqet e rënies së vatrës së zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.
Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar edhe në fshatin Zall Dajt të Tiranës. Flakët kanë përfshirë masivin me dushqe mbi fshatin Zall Dajt dhe po zgjerohet në drejtim të malit të Dajtit.
Për shkak të erës së fortë flakët janë hapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Gjithashtu, nëse situata vijon e njëjtë flakët mund t’i afrohen banesave të fshatit.