Kronikë

Durim Bami në aleancë me Leonard Dukën dha Fatmir Hysenin me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt

Shkruar nga Liberale

Durim Bami në aleancë me Leonard Dukën dha Fatmir Hysenin me

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur disa prej ngjarjeve kriminale në vend, ku grupi kriminal i Leonard Dukës dhe Durim Bamit në bashkëpunim me Fatmir Hysenin organizuan planin për vrasjen e Ervis Martinajt.

Durim Bami në aleancë me Leonard Dukën dha Fatmir Hysenin me

Sipas hetimeve, në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka.

Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj dhe që drejtohet nga shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH