Kronikë

"Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bashkëpunëtorë me krimin e organizuar", mesazhi i përsëritur i kreut të SPAK

Shkruar nga Liberale

"Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit,

Kreu i SPAK, Altin Dumani ngriti shqetësimin se ka disa punonjës të lartë të policisë së shtetit që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani theksoi se vetë SPAK ka proceduar rreth 70 punonjës policie.

Dumani u shpreh se është ulëritëse fakti se punonjës policie bëjnë pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

"Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit,

“Është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes shumicës absolute të punonjësve të policisë që janë të angazhuar ditë e natë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duhet ti diferencoj ata nga një pakicë e inkriminuar.

Në shumë nga hetimet tona ka luajtur policia, por në3nvizoj se në shumë nga hetimet tona  kemi evidnetur lidhje të krimit të organizuar me funksionarë të policisë së shtetit.

Korrupsioni në radhët e policisë është problematike.

Janë proceduar nga ne rreth 70 punonjës policie. Na ka rezultuar se drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin.

Është ulëritëse kur bën pjesë dhe bashkëpunon me krimin e organizuar. Shembujt janë publike”, tha Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH