Kronikë

Drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, arrestohen dy persona në Sarandë

Shkruar nga Liberale
Drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, arrestohen dy persona në

 Policia e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë vënë në pranga dy persona pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në pranga ka rënë një 40 vjeçar, pasi u konstatua në rrugën ‘Skënderbeu’ duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë në rrugën ‘Gjergj Arianiti’ u arrestua një 42 vjeçar për të njëjtën vepër penale.

“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Sarandë, në vijim të monitorimeve dhe kontrolleve të pandërprera, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

A.M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Gjergj Arianiti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH