Kronikë

Detaje nga plagosja në Durrës/ Një 40-vjeçar plagoset me thikë pas një sherri pranë një lokali

Shkruar nga Liberale.al

Detaje nga plagosja në Durrës/ Një 40-vjeçar plagoset me

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Durrës, ku një burrë rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, i plagosuri ishte në gjendje të dehur dhe është nxjerrë jashtë nga pronarja e një lokali. Teksa po largohej nga lokali, një person tjetër ka ardhur nga krahu tjetër i rrugës dhe e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH