Personi në foto është Ermir Dedja, 29-vjeçari i cili u vra në një atentat në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia e Durrësit ka ngritur dy pista hetimi, në lidhje me vrasjen e 29-vjecarit Ermir Dedja, atë të konfliktit për prishje pazaresh në fushen e narkotikëve dhe atë të larjes së hesapeve.
Burime për mediet bëjnë dije se viktima, me orgjine nga Shijaku dhe banor i lagjes nr 11 Durrës, është person me precedent penal, ku është arrestuar më herët për dy ngjarje, fillimisht në vitin 2015 për trafikim të lëndëve narkotike dhe në vitin 2017 për përkrahje të autorit në një plagosje në qytetin e Shijakut.
Por së fundmi Dedja dyshohet se ishte përfshirë në një grup kriminal në Durrës. Sipas policise, dyshohet se ai ka rënë në pritë në lagjen 18 të Durresit teksa po shkonte të takonte disa shokë të tij.
Ndërkaq, grupi i hetimit nuk ka gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes duke bërë që ekspertët e kriminalistikës të mendojnë se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë, të cilët dyshohet ta kenë qëlluar 29-vjeçarin nga automjeti teksa ky i fundit ishte duke levizur në këmbë.