Kronikë

Vrasja e 29-vjeçarit/ Policia jep informacion: I riu me precedentë penalë! Pika kontrolli për kapjen e autorit

Shkruar nga Liberale

Vrasja e 29-vjeçarit/ Policia jep informacion: I riu me precedentë

Policia e Durrësit ka dhënë njoftim zyrtar, lidhur me atentatin në Durrës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ermir Dedja.

Sipas bluve, i riu u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor në plagosje.

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH