Kronikë

Beleri në burg, avokati: Rast unik që Apeli jep vendim me një gjyqtar

Shkruar nga Liberale

Beleri në burg, avokati: Rast unik që Apeli jep vendim me një

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të hënën që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk mund të dalë nga burgu për tu betuar, ndërkohë që avokati i tij Geni Gjyzari tha se gjykimi zhvillohej me një gjyqtar, në kundërshtim me normalen.

Në lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, avokati tha se kërkuan të dinë pse po gjykohet me një gjyqtar dhe kërkuan përjashtimin e saj, ndërsa rregulli e kërkon me tre gjyqtarë, por se gjyqtarja nuk u tërhoq.

Është hera e parë që ndodhi në dijeninë tonë një gjyq i tillë, shpalli vendimin, na la të flisnim, por më pas dha vendimi. Betimi është pjesë e ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe pjesë e procesit zgjedhor. Mandati fillon ditën kur bëhet betimi dhe ndaj e kërkonim betimin, jo për të shkuar në punë. E drejta për të shkuar në punë rregullohet në Kushtetutë, nga një nen tjetër. E drejta e betimit është neni 45 i Kushtetutës. Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë përgjigje për një pyetje, ngërçi që është krijuar në Bashkinë e Himarës, ka nevojë për trajtimin në gjuhën europiane, siç ka ndodhur në Spanjë dhe Gjermani.

Nuk jepet leje, se leje parashikohet për arsye shëndetësore, vdekje, por nuk është e përcaktuar specifikisht për këtë rast. Gjykata e Shkallës së Parë tha se dhe Shqipëria e ka të përcaktuar në ligj që të trajtohet si ngjarje e jashtëzakonshme.  Është sulm ndaj Kushtetutës, por ne nuk morëm përgjigje sot. Gjithë vëmendja është te Gjykata Kushtetuese. Nëse Kushtetuesja do ngrejë barrierë edhe përpara këtyre shkeljeve do jetë fytyra jonë në Europë. Vetëm datë gjykimi kërkojnë, ka tre muaj që ka kaluar për gjyq dhe nuk ka datë gjykimi. Patjetër që do e çojmë në Strasburg“, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH