Kronikë

Arrestohet taksisti që shpërndante kokainë në Tiranë, sekuestrohen mbi 300 doza

Shkruar nga Liberale
Arrestohet taksisti që shpërndante kokainë në Tiranë,

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, me profesionin taksist, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Taksisti” është vënë në pranga shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë. Ai është kapur me 328 doza kokainë.

“Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën. Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.” – thuhet në njoftimin e Policisë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH