Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga, plagosen RËNDË dy persona

Shkruar nga Liberale

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga,

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të enjte, rreth orës 13:15, në aksin “Korçë-Pogradec”.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi i “BMW-së” dhe pasagjerja në mjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH