Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, plagosen burrë e grua

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, plagosen

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në vendin e njohur si Vidhas.

Dy automjete janë përplasur me forcë, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të një çifti bashkëshortësh.

Sipas burimeve paraprake, aksidenti ndodhi kur një prej automjeteve, që kishte ndaluar për furnizim me karburant, tentoi të rikthehej në rrugën kryesore, por në atë moment u përplas nga një automjet tjetër që po udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Elbasanit. Nga përplasja e fortë, të dy automjetet dolan nga rruga, duke përfunduar jashtë saj, njëri mbi tjetrin.

Të plagosurit, shoferi i njërës prej makinave dhe bashkëshortja e tij, janë transportuar me urgjencë në spitalin më të afërt, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë ende publike. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH