Aktualitet

Zjarr i qëllimshëm? Shkrumbohet stalla e derrave në Korçë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd!

Shkruar nga Liberale

Zjarr i qëllimshëm? Shkrumbohet stalla e derrave në

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku pas një zjarri të rënë është shkrumbuar një stallë e vendosur në afërsi të ish-fushës së mbetjeve urbane.

Si pasojë e flakëve, janë djegur rreth 35 derra që ndodheshin brenda stallës.

Ndërkaq pronari i stallës, Daniel Frashëri, ka thënë se në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ndodhej aty, por është lajmëruar nga persona të tjerë. 

Frashëri theksoi se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë lidhur me biznesin, i cili është hapur dy vite më parë.

Tashmë policia e Korçës po heton shkaqet e zjarrit, si dhe ka sekuestruar pamjet e një kamere sigurie që ndodhet pranë stallës ku ra zjarri, për të vërtetuar nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH