Aktualitet

Zjarr i madh në malin e Rrencit në Lezhë, rrezikohen disa shtëpi banimi, kërkohen përforcime

Shkruar nga Liberale

Zjarr i madh në malin e Rrencit në Lezhë, rrezikohen disa

Një vatër zjarri e re është krijuar në malin e Rrencit në Lezhë në njësinë Balldre.

Mësohet se flakët janë në përmasa të mëdha teksa janë ndihmuar edhe nga shpejtësia e erës, teksa pak më poshtë vatrës ndodhen edhe disa banesa.

Banorët janë angazhuar personalisht që në momentet e para derisa në zonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e bashkive fqinje për përforcime për shkak të përmasave të flakëve.

Bashkia e Mirditës dhe Vaut të Dejës kanë dërguar nga një mjet zjarrfikëse dhe gjithashtu edhe një nga Bashkia e Shkodrës.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH