Aktualitet

Zi në familjen Lleshaj/ Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm: Pushofsh në paqen e Zotit e shtrenjta jonë!

Shkruar nga Liberale

Zi në familjen Lleshaj/ Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit

Zi në familjen e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt! Kjo pasi bashkëshortja e ish-ministrit është ndarë ngajeta ditën e sotme, në moshën 58-vjeçare, Violeta Lleshaj.

Ka qenë vetë ish-ministri i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshkortes së tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë, a bën të ditur se e ndjera do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, 4 shkurt në orën 12:00.

“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.  Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta', ka shkruar ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH