Aktualitet

Zbulohet autori i vjedhjes së dyqaneve në Tiranë, Policia: 5 mijë euro për këdo që jep informacion!

Shkruar nga Liberale

Zbulohet autori i vjedhjes së dyqaneve në Tiranë, Policia: 5

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Myslym Shyrit, ku u vodhën disa telefona.

Sipas bluve të kryeqytetit Afrim Dulaj 43-vjeç është autori i kësaj vjedhjeje, i cili është shpallur në kërkim. Policia ka vënë në dispozicion dhe shumënprej 5 mijë eurosh, për këdo që jep informacion.

Njoftimi i Policisë: 

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, pas një pune intensive hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, vjedhja e ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”.

Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH