Aktualitet

VIDEO nga ndjekja e policisë greke, mediat helene: Brenda makinës së shqiptarit u gjet drogë

Shkruar nga Liberale

VIDEO nga ndjekja e policisë greke, mediat helene: Brenda makinës

Është momenti kur mjeti i drejtuar nga 26-vjeçari shqiptar ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Dagli dhe Rikaki.

Punonjësit e policisë së DI.AS. kanë rrethuar mjetin dhe po tentojnë të imobilizojnë drejtuesin e mjetit.

26-vjeçari siç shihet në video bën manovra të rrezikshme për të shpëtuar.

Në fund të videos mund të dëgjohet se si policia qëllon në drejtim të gomave të mjetit në përpjekje për ta ndaluar atë.

Më në fund autori u ndalua pak më vonë në rrugën Nirvana. Brenda në makinën e tij u gjet drogë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH