Alban Bushati, 37-vjeçari që iu vendos tritol gjatë natës në automjetin e tij në lagjen Rus në Shkodër, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk ka dijeni për autorin/ët e mundshëm.
Mësohet se ai është shprehur para grupit hetimor, se nuk ka dijeni se kush mund t’i ketë vendosë lëndën plasëse.
Ngjarja ndodhi në lagjen Rus në Shkodër në orët e para të mëngjesit. 37-vjeçari ka në pronësi një dyqan ku shet fruta-perime, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.