Politikë

Erion Veliaj kërkon lirinë, SPAK dorëzon prova të reja! Çfarë pritet?

Shkruar nga Liberale

Erion Veliaj kërkon lirinë, SPAK dorëzon prova të reja!

Seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, është shtyrë për ditën e nesërme.

Seanca do të rifillojë në orën 12:30, ndërsa mësohet se shkak për shtyrjen është bërë paraqitja e provave të reja nga prokurorët.

E ndërsa Veliaj shpresonte daljen nga burgu, madje kishte pajtuar edhe një avokat mbrojtës nga SHBA, kur pritej vendimi i Apelit të GJKKO, mësohet se SPAK ka dorëzuar prova të reja, duke e rënduar kësisoj edhe më tepër pozitën e kryebashkiakut.
Për këtë arsye, pala mbrojtëse e Veliajt ka kërkuar kohë për t’u njohur me to, ndërsa mësohet se është bërë akoma më e vështirë pranimi i kërkesës për t'u gjykuar në gjendje të lirë.

Kryebashkiaku i Tiranës vazhdimisht e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm dhe ndaj prokurorit të çështjes ka hedhur akuza për konflikt personal.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar heqje të arrestit në burg dhe lehtësim të masës, duke argumentuar se ai nuk paraqet rrezik as për arratisje apo prishjen e provave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH