Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e bërë nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, duke e lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg.
Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”. Gjyqi u mbajt në dhomë këshillimi, pa avokat të pranishëm.
Ish-deputeti i PD-së po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë.
Kujtojmë që Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm asokohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.