Një sasi eksplozivi e dyshuar si tritol, ka shpërthyer në një automjet mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacionve policore, ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus në Shkodër në orët e para të mëngjesit. Tritoli është vënë në automjetin e 37-vjeçarit Alban Bushati.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht”-njofton policia.
Ndërkaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.