Showbiz

“Koha po fluturon” - Dafina Zeqiri paralajmëron largimin nga muzika, por… Mos u shqetësoni!

Shkruar nga Liberale

“Koha po fluturon” - Dafina Zeqiri paralajmëron largimin nga

Dafina Zeqiri nuk është ndalur duke sjellë projekte të reja apo duke realizuar koncerte, ndonëse në një pritje të ëmbël. Teksa ditët kalojnë, duket se shumë shpejt situata do të ndryshojë pasi këngëtarja ka planifikuar të marrë një pushim.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ajo shkruan se ka mbetur shumë pak para se të tërhiqet. Gjithsesi, ka një lajm të mirë: muzika e saj nuk do të mungojë.

“Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë net magjike për t’ju parë para pauzës sime. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë!”.

“Koha po fluturon” - Dafina Zeqiri paralajmëron largimin nga

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH