Aktualitet

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn VENDIMIN

Shkruar nga Liberale

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn VENDIMIN

Vendimi i Apelit të GJKKO për kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliajn, i cili kërkon lirinë, është shtyrë për të mërkurën, datë 12 mars, ora 12:30.

Shtyrja është bërë pasi avokatët kërkojnë kohë që të njihen me provat e reja. Ndërkohë që mësohet se Veliaj ende nuk ka parashtruar argumentet e tij para togave të zeza.

Kujtojmë se më herët, avokati i Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn, duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut të Tiranës t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.

Ai ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo ti dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH