Aktualitet

FOTOLAJM/ Avokati amerikan i Veliajt mbërrin në Apelin e GJKKO

Shkruar nga Liberale

FOTOLAJM/ Avokati amerikan i Veliajt mbërrin në Apelin e GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pas kalimit në paraburgimin e Durrësit, për të kërkuar zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të vendosur ndaj tij.

Por njëkohësisht ka mbërritur në GJKKO edhe avokati i tij amerikan, Joshua Roberts, që do ta përfaqësojë atë gjatë këtij procesi ligjor.

Seanca e Apelit për Veliajn ka nisur në orën 10:00, ndërsa gjyqtari që e drejton është Ngert Pëllumbi.

Kujtojmë se Veliaj është arrestuar në kuadër të hetimeve për akuzat për shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe abuzime me tendera publikë, lidhur me disa projekte të zhvillimit urban dhe të infrastrukturës në kryeqytet.

Erion Veliaj është akuzuar për favore ndaj disa kompanive private që kanë përfituar nga kontrata të dyshimta të financuara nga buxheti i shtetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH