Aktualitet

GJKKO dënon me burg ish-deputetin e PS Alqi Bllako

Shkruar nga Liberale

GJKKO dënon me burg ish-deputetin e PS Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Ballko për inceneratorin e Tiranës.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 2.8 vite burg.

Vendimi u dha në mungesë të ish-deputetit, i cili, sipas avokatit të tij Eduart Sheko, nuk mundi të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore.

Ky dënim lidhet me aferën e inceneratorëve, ku Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe përfshirje në procedura të parregullta për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH