Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Milano, Itali. Sipas raportimit të medieve italiane, një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur nga treni.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në linjën hekurudhore midis via Imbonati dhe via Valeggio. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht 37-vjeçari shqiptar humbi jetën në vend.
Sipas policisë, ai po ecte përgjatë argjinaturës hekurudhore dhe iu afrua një treni në lëvizje.
Policia italiane po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit fatal.