Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një zonë me shkurre në Orikum, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë një banesë

Shkruar nga Liberale

Përfshihet nga zjarri një zonë me shkurre në Orikum,

Një vatër zjarri është aktivizuar paraditen e sotme pranë kodrave në Orikum. 

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete të forcave zjarrfikëse Vlorë, ndërsa në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një mjet zjarrfikës nga baza e Pashalimanit.

Për shkak të erës së fortë flakët janë duke u përhapur  me shpejtësi në kodër, ndërsa rrezikojnë një banesë aty pranë. 

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e menjëhershme, por situata ka qenë e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë. 

Dyshohet se zjarri ëhstë i qëllimshëm për hapjen e kullotave, ndërsa pritet një hetim nga autoritetet lokale. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH