Gati prej tre orësh po vijon seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe për katër biznesmenët e tjerë ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masë sigurie.
Deri më tani, ka përfunduar mbrojtjen avokati i kryebashkiakut, Ermir Beta, ndërkohë në këto momente po bën mbrojtjen avokati tjetër i Veliajt Artur Selmani.
Theksojmë se pala mbrojtëse e Veliajt ka kërkuar shfuqizim të masës “arrest me burg” ose një masë më të butë sigurie për kryebashkiaakun.
Pas tyre pritet të flasë vetë Veliaj, që mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej datës 12 shkurt nën akuzën se ka konsumuar dy vepra penale “korrupsion pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.
Ndërkohë, seanca e kësaj të marte pritet të zgjasë disa orë, ku me pas gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur në pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshoje vendimin e shkallës së parë.