Aktualitet

E RËNDË/ Po transportohej me ambulancë drejt Gjirokastrës, humb jetën 30-vjeçarja

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Po transportohej me ambulancë drejt Gjirokastrës,

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Përmet. Një 30-vjeçare ka humbur jetën mesditën e së hënës, gjatë transportimit me autoambulancë nga Përmeti në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH