Aktualitet

Rama tregon çfarë nuk shkon në Shqipëri me "Tik Tokun": Ka efektin e drogës! Ta heqim këtë “shok” të keq nga duart e fëmijëve

Shkruar nga Liberale

Rama tregon çfarë nuk shkon në Shqipëri me "Tik

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet këshilluese në lidhje me kufizimin e rrjetit social  TikTok. Nga shkolla “Halit Coka” në Kamëz, Rama bëri një krahasim më këtë platformë në Kinë, ku është edhe origjina. Sipas tij në Kinë, TikTok i mëson fëmijët si të lexojnë apo si të zgjidhin ushtrime, ndërsa në vendin tonë ndodh e kundërta.

Rama thotë se tik tok krijon varësi tek fëmijët si droga, duke i dhënë më shumë ushqim në varësi të oreksit të tyre.

"Ne jemi të prirur të besojmë -tha kryeministri -që bllokimi i plotë i tik tok-ut do të ishte një rrugë qoftë edhe për një periudhë se cfarë do të bëjnë të tjerët dhe për ta hequr një shok shumë të keq nga duart e fëmijëve”.

Nëse flasim për tiktok problem është se në vendin tonë bazohet në një algoritëm që stimulon të gjitha ato gjera që nuk duhen stimuluar. Ndërsa tik tok në kinë që është  vendi i origjinës është komplet tjetër. Aty fëmijëve në ekran iu dalin gjera të bukura, si lexohet, si zgjidhen ushtrimet etj. Ndërsa në këtë botën tonë është komplet tjetër. Prandaj ka lindur një debat i madh në shumë vende që këto rrjete duhen marrë nën kontroll të paktën për pjesën e atyre që janë deri në moshën 16 vjeç.

Janë marrë disa masa në aspektin administrativ, por nuk ka mekanizma teknologjik për të vendosur filtra dhe për të ndarë kush mund ta përdore dhe kush jo. Dihet që rrjetet sociale pranojnë anonimitetin dhe kur pranohet kjo asgjë nuk është e qartë. Ne jemi duke studiuar të gjitha aspektet.

Ne jemi të prirur të besojmë që bllokimi i plotë i tik tok-ut do të ishte një rrugë qoftë edhe për një periudhë se cfarë do të bëjnë të tjerët dhe për ta hequr një shok shumë të keq nga duart e fëmijëve dhe për të pasur pak më shumë kontroll mbi atë momentin kur ata shkojnë në për ato labirinte.

Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë është që këto rrjete janë të ndërtuara si gropa thithëse dhe cdo kujt i çojnë më shumë në bazë të gjerave që cdo kush klikon apo sheh aty. Kanë të njëjtin efekt që kanë drogat, i bëjnë njerëzit të varur nga ekrani sepse i japin më shumë ushqim në varësi të oreksit të tyre”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH