Aktualitet

SHBA rikonfirmon mbështetjen ndaj SPAK: Qëndrojmë me vendosmëri në krah të institucioneve të pavarura

Shkruar nga Liberale

SHBA rikonfirmon mbështetjen ndaj SPAK: Qëndrojmë me
Nuk kanë asnjë dyshim partnerët tanë ndërkombëtarë mbi rëndësinë që kanë institucionet e pavarura të drejtësisë.

Ambasada Amerikane ka rikonfimruar mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme, duke deklaruar se do të vijojnë që të qëndrojnë me vendosmëri në krah të institucioneve të pavarura.
Këtë të martë OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e (SPAK) në Shkodër.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër.

Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut”, thuhet në reagim.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH