Aktualitet

Sekuestrimi i celularit të Elvis Roshit, policia njoftim: U zbuluan kupona, lista zgjedhësish...

Shkruar nga Liberale
Sekuestrimi i celularit të Elvis Roshit, policia njoftim: U zbuluan kupona,

Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me kontrollin e ushtruar në banesën e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi dhe 4 personave të tjerë, me dyshimet e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Elvis Rroshi, 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Shtetasve Orges Sinella, 38 vjeç, Tak Rroshi, 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit Tauland Hasa, 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.

Ndërsa shtetasit Mirel Sinella, 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH